Aplikanti (KMOP)
KMOP, është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në vitin 1977, duke qenë kështu një nga OJQ-të më të vjetra greke me 40 vjet eksperiencë të akumuluar në mbështetjen e grupeve të pafavorizuara. Fushat kryesore të ekspertizës së KMOP përfshijnë mirëqenien sociale dhe shëndetin, punësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e njohurive në çështjet sociale dhe çështjet e mbrojtjes sociale.
Gjatë dekadave të fundit, KMOP ka arritur të krijojë një prani të fortë jo vetëm në Greqi, por edhe jashtë vendit, duke u fokusuar në zonat dhe rajonet e nënprivilegjuara. Përveç ofrimit të drejtpërdrejtë të shërbimeve përmes institucioneve të decentralizuara (Shtëpitë Grupore dhe Qendrat për Kujdesin Ditor për të sëmurët mendorë dhe qendrat e tjera këshilluese), KMOP gjithashtu është e përfshirë në mënyrë aktive në projektet kombëtare dhe ndërkombëtare, duke adresuar çështjet sociale me theks të veçantë te të rinjtë me kualifikimin të ulët dhe të papunët afatgjatë, viktima të dhunës dhe Trafikimin e Qenieve Njerëzore (TQNJ), migrantët, personat me aftësi të kufizuara dhe minoritetet.
KMOP ka kohë të gjatë që është angazhuar në eliminimin e pabarazive, promovimin e të drejtave të njeriut dhe parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të dhunës, me theks të veçantë në luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave. Që nga viti 2010, KMOP ka qenë aktivisht i përfshirë në fushën e Anti-trafikimit (AT) në nivel kombëtar dhe në BE si dhe në nivel ndërkombëtar:
Në nivel kombëtar, KMOP punon me Raportuesin Kombëtar dhe institucionet e tjera kyçe në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e gjerë mbi fenomenin në mes të viktimave potenciale dhe akterëve të ndryshëm, lokalë, profesionistëve dhe publikut në përgjithësi; dhe të avancojë Mekanizmin Kombëtar të Referimit në Greqi përmes dhënies së ndihmës për Koordinatorin e Qendrës Kombëtare të Socialdemokratëve (NRM) në përkufizimin e PSV-ve.
Në vitet e fundit, KMOP ka realizuar me sukses një fushatë mbarëkombëtare për ngritjen e vetëdijes me titull “STOP TRAFIKIMIT ” (2014) që shënoi sukses të madh duke arritur te më shumë se 8.000 persona. Një iniciativë e ndjekur nga themelimi i një qendre për viktima të trafikimit (VT) në Selanik, në kuadër të projektit “NJOLLOSE TRAFIKIMIN ” (2015 – 2016).
Që nga viti 2011, KMOP ka marrë gjithashtu një rol udhëheqës në zbatimin e intervenimeve në nivel të BE-së kundër TQNJ në përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin për trafikimin e fëmijëve dhe për të fuqizuar mbrojtjen dhe ndihmën për fëmijët viktima. Ndër pikat kryesore të aktivitetit të organizatës në nivel të BE-së, ne i veçojmë 3 projekte të financuara nga ISEC të udhëhequra nga KMOP në periudhën 2011-2015:
- “GATE – Gardianët për fëmijët e ndarë Kundër Trafikimit dhe çdo forme të eksploatimit” (2011 – 2013);
- “IMPACT: Përmirësimi dhe Monitorimi i sistemeve Mbrojtëse kundër Trafikimit dhe Eksploatimit të fëmijëve” (2012 – 2014);
- “RESILAND – Pjesëmarrja, Kapacitetet dhe Rimëkëmbja e fëmijëve në lëvizje kundër Trafikimit dhe Eksploatimit ” (2013 – 2015).
Që nga viti 2016, KMOP gjithashtu është anëtar aktiv i Platformës së Shoqërisë Civile të BE-së mbi TQNJ.
Në fund, por jo nga rëndësia, në nivel ndërkombëtar, brenda periudhës 2011-2013, KMOP ka ofruar asistencë teknike për Qeverinë e Kosovës me qëllim forcimin e reagimit institucional kundër TQNJ. Gjatë kohëzgjatjes 2-vjeçare të projektit, KMOP ka përkrahur QeK në forcimin e kuadrit legjislativ dhe rregullator; Përmirësimin e Mekanizmit Kombëtar të Koordinimit; Avancimin e sistemeve ekzistuese të monitorimit dhe vlerësimit; Ngritjen e vetëdijes publike për TQNJ; dhe forcimin e kapaciteteve të akterëve dhe profesionistëve lokalë. Projekti Lëvizja Përpara bazohet në rezultatet e këtyre veprimeve të mëparshme me qëllim të avancimit të mëtejshëm të sistemit AT në Kosovë.
Për më shumë informata mbi aktivitetet e KMOP, ju lutem vizitoni www.kmop.eu.