Lidhur me Projektin
Projekti i financuar nga BE Lëvizja përpara: Promovimi i efikasitetit dhe efektivitetit më të madh në Luftën Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Kosovë është një përpjekje e përbashkët e Qendrës për Kujdes Familjar dhe Fëmijë (KMOP), Organizatës Evropiane për të Drejtën Publike (EPLO) dhe Qendrës për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore (PVPT) që synon të avancojë më tej koordinimin e përgjithshëm të Anti- Trafikimi (AT) në Kosovë, si dhe mënyra se si hetohen dhe ndiqen krimet e trafikimit, viktimat dhe dëshmitarët të mbrohen si dhe ofrimi i shërbimeve të planifikohet, menaxhohet dhe zbatohet në bashkëpunim me sektorin e shoqërisë civile. Projekti financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë nën programin IPA II dhe do të zgjasë nga Janari 2017 deri në Janar 2020.
Qëllimi/Objektiva e Përgjithshme e veprimit, është rritja e efikasitetit dhe efektivitetit të luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë duke rritur aftësinë e institucioneve të Kosovës për të koordinuar dhe zbatuar në mënyrë efektive të gjitha përpjekjet Anti-Trafikim, në përputhje me praktikat më të mira të rregullave ligjore të BE-së dhe prioritetet e përgjithshme të zhvillimit të Kosovës.
Objektivat Specifike të Projektit janë të renditura në tri fusha:
1) Fuqizimi i aftësive strategjike të organeve të zbatimit të ligjit, gjyqësorit, institucioneve qendrore dhe komunale të qeverisë dhe shoqërisë civile për të identifikuar kërcënimin, rrezikun dhe dëmtimet nga trendet e THB;
2) Forcimi i kapaciteteve të institucioneve të mandatuara për të parandaluar, mbrojtur, hetuar dhe ndjekur penalisht aktivitetet kriminale të trafikimit me qenie njerëzore; dhe
3) Forcimi dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së ofrimit të shërbimeve dhe procesit të riintegrimit të Viktimave të Trafikimit (VT) dhe Viktimave Potenciale të Trafikimit (VPT).
Në mënyrë që të realizohen Obektivat specifike të lartëpërmendura, janë paraparë këto Rezultate:
R1: Rritja e angazhimit, pjesëmarrja dhe bashkëpunimi i akterëve kombëtarë, rajonalë dhe lokalë në / me Mekanizmin Kombëtar të Koordinimit Anti-Trafikim (MKKAT), si dhe vetëdijesimi se si t’i përgjigjet më mirë rasteve të trafikimit me qenie njerëzore;
R2: Rritja e numrit të rasteve të identifikuar të trafikimit, të hetuara dhe ndjekura penalisht, si dhe koordinimi më i mirë dhe sistematik ndërinstitucional dhe bashkëpunimi në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të tilla;
R3: Rritja e kapacitetit teknik dhe financiar të OShC / OJQ-ve ofruese të shërbimeve – veçanërisht strehimoreve – për të përshtatur nevojat e VT dhe si rrjedhojë rritjen e numrit të viktimave që marrin mbështetje sociale dhe shërbime të riintegrimit
R4: Rritja e ndërgjegjësimit midis profesionistëve dhe publikut të gjerë rreth trafikimit të qenieve njerëzore
Ky projekt në fund të fundit do të asistoj autoritetet kombëtare dhe lokale në Kosovë për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive rasteve të trafikimit përmes aftësive dhe kapaciteteve të përmirësuara për të koordinuar punën kundër trafikimit, për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet, për të mbrojtur viktimat dhe dëshmitarët dhe për të promovuar përfshirjen sociale dhe riintegrimin e VT. Kjo e fundit do të realizohet përmes dhënies së programeve të përfshirjes sociale dhe riintegrimit tek ofruesit e shërbimeve të OShC / OJQ-ve nëpërmjet mekanizmit të skemës së granteve. Ata do të përfitojnë nga aftësitë dhe kapacitetet e përmirësuara për të zhvilluar, zbatuar dhe monitoruar projektet e skemës së granteve që synojnë VT / VPT, duke qenë kështu më mirë të pozicionuar dhe pajisur për të ndihmuar VT në procesin e tyre (ri)integrues.
Përfituesit final të programit të veprimit dhe skemës së granteve, VT dhe VPT do të përfitojnë nga shërbimet e përmirësuara sociale në nivel lokal dhe në komunitet dhe në këtë mënyrë një përfshirje më të mirë sociale si dhe perspektiva të riintegrimit në afat të gjatë. Së fundmi, skema e grantit për ofruesit e shërbimeve sociale të OShC-së pritet të ketë efekt pozitiv në të gjithë sistemin e ofrimit të shërbimeve në fushën e Anti-Trafikimit, pasi pritet të kontribuojë në parandalimin më efektiv të TQNj në njërën anë dhe nga ana tjetër një grupi më të larmishëm të shërbimeve të ofruara dhe motivim më të madh midis ofruesve të shërbimeve.
Fushat kryesore të punës
Partnerët do të ofrojnë shërbime në fushat e mëposhtme të punës (të grupuara në katër (4) KLUSTERË)
A.Kapitulli për Asistencë Tekinike për mekanizmat anti/trafikim në Kosovë
B.Kapitulli për ndërtimin e kapaciteteve për Sundimin e Ligjit