KAPITUJT
Puna të cilën projekti “Lëvizja Përpara” do ta ofrojë përmbledhet në pesë KAPITUJ në total, dy horizontal (Kapitulli 0 dhe Kapitulli 4) dhe tri bazike (Kapitulli 1,2 dhe 3).
Kapitulli 0: Menaxhimi dhe Koordinimi vendos menaxhim dhe koordinim efektiv për tu siguruar se Projekti arrin objektivat dhe rezultatet e pritura.
Lider i Projektit: KMOP (Qendra për Kujdes Familjar dhe të Fëmijëve)
Kapitulli 1: Asistenca Teknike i cili synon forcimin e Mekanizmit Kombëtar të Koordinimit Anti-Trafikim në Kosovë, në mënyrë që institucionet kompetente të jenë plotësisht të afta për të përmbushur mandatin e tyre në përputhje me Strategjinë Kombëtare kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2015-2019 dhe Planin e saj të Veprimit. Për të arritur këtë objektiv, konsorciumi i projektit me KMOP në krye do të sigurojë përkrahje të vazhdueshme teknike për Koordinatorin Kombëtar të Anti-Trafik (KKAT) dhe Zyrën e tij (ZKKAT) në pesë fusha kryesore:
- Fuqizimi organizacional përmes formalizimit të Termeve të referimit për ZKKAT
- Fuqizimi operativ përmes krijimi të Grupit Nacional të Trajnerëve lidhur me çështjet e anti-trafikimit
- Monitorimi dhe Vlerësimi strategjisë së Anti-Trafikim, përfshirë edhe mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave relevante
- Optimizimi i bashkëpunimit ndërkufitar përmes themelimit të Procedurave Standarde të Veprimit (PSV) për Mekanizmin Referrues Transnacional për personat e trfikuar
- Avansimi i sistemit egzistues Kompenzimi i Viktimave dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve
Kapitulli 2: Ndërtimi i kapaciteteve për sundimin e Ligjeve, i cili synon të rrisë efikasitetin e zbatimit të ligjit dhe operacionet gjyqësore në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore duke ndërtuar kapacitetin e tyre në fushat kyçe të veprimit, në përputhje me trendet dhe nevojat në zhvillim, si dhe me reformat e kohëve të fundit në fushën e anti-trafikimit. Ky Kapitull për ndërtimin e kapaciteteve, nën koordinimin e EPLO (Organizata Evropiane e të Drejtës Publike), do të zbatohet në dy (2) faza të njëpasnjëshme:
- Faza përgaditore që përfshin ushtrimin e vlerësimit të Nevojave të Trajnimit që do të udhëheqin përkufizimin e një Plani Trajnimi të bërë sipas nevojës për institucionet kombëtare dhe lokale të sundimit të ligjit (organet e zbatimit të ligjit dhe autoritetet gjyqësore dhe agjencitë). Faza përgatitore do të përfundojë me zhvillimin e materialeve të trajnimit që do të përdoren në fazën e ardhshme të Kapitullit 2 (implementimi).
- Faza e Implementimit që do të dorëzojë Planin e Trajnimit të zhvilluar përmes seancave të dedikuara, nga ato të specializuara për zyrtarët e zbatimit të ligjit, punonjësit e policisë dhe stafit gjyqësor (gjykatësit dhe prokurorët) dhe seancat e përbashkëta ndërinstitucionale, në përpjekje për të rritur koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet agjencive në sektor.
Kapitulli 3: Ofrimi i Shërbimeve dhe Riintegrimi, i cili përfshinë të gjitha aktivitetet dhe detyrat që lidhen me fuqizimin e shoqërisë civile lokale në ofrimin e shërbimeve të rehabilitimit të avancuar dhe riintegrimit afatgjatë për Viktimat e Trafikimit nëpërmjet sigurimit të mbështetjes financiare dhe teknike të bërë sipas nevojave/ porosisë. Kapitulli i tretë punon rreth dizajnit dhe në përputhje me rrethanat paraqet një mekanizëm të vogël të sub-granteve për organizatat e shoqërisë civile që ju ofrojnë shërbime viktimave / viktimave potenciale, së bashku me aktivitete të dedikuara për zhvillimin e kapaciteteve për të rritur kapacitetin e tyre për të ofruar shërbime cilësore të përfshirjes sociale dhe riintegrimit me fokus të veçantë në trajtimin psikologjik. Ngjashëm me grupin e dytë, janë paraparë dy (2) faza;
- Faza përgaditore që në shkallë të parë përfshin definimin e një sërë prototipesh për përfshirjen sociale dhe programet afatgjata të riintegrimit për VoT në bazë të të cilave do të dizajnohet Skema e Grantit dhe ofruesit lokal të shërbimeve do të trajnohen për metodat dhe teknikat e ofrimit të shërbimeve.
- Faza e dorëzimit që përfshin hartimin e plotë të skemës së granteve për OShC ofruese të shërbimeve përmes një serie të detyrave të zhvillimit, zbatimit dhe monitorimit, duke përfshirë hartimin e Thirrjes së Propozimeve për Grantin bazuar në prioritetet e identifikuara, ngritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve potenciale të aplikantit në kërkimin të financimit dhe në përputhje me këtë lansimin, vlerësimin, dhënien, monitorimin dhe vlerësimin e programit të granteve.
Për funksionimin e duhur të Skemës, një Sekretariat i dedikuar do të drejtohet nga KMOP që do të marrë rolin udhëheqës gjatë të gjitha fazave të zhvillimit dhe zbatimit në bashkëpunim me partnerin lokal, PVPT (Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore).
Kapitulli 4: Ngritja e Vetëdijes që është horizontale dhe rrjedhimisht zgjat tërë kohëzgjatjen e projektit. Ky Kapitull është i dedikuar për detyrat e komunikimit, informimit dhe ndërgjegjësimit me qëllim të promovimit të dukshmërisë së gjerë të projektit në përgjithësi dhe skemës së granteve në mënyrë specifike nga njëra anë dhe ngritjes së vetëdijes së gjerë për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Kosovë në anën tjetër. Për realizimin e këtij Grupi janë planifikuar dy fazat e mëposhtme.
- Faza e Dizajnimit që përfshin përcaktimin e një plani të shpërndarjes dhe komunikimit së bashku me një kornizë gjithëpërfshirëse të monitorimit që do të përcaktojë llojet e aktiviteteve që do të zbatohen në fazën e ardhshme dhe mënyrën se si do të monitorohen gjatë zbatimit të projektit
- Faza e Implementimit that involves in the first instance the preparation of the communication and visibility materials and accordingly the implementation of the planned activities ëith focus on tëo annual aëareness raising campaigns in cooperation ëith the NATC/ONATC. që përfshin në radhë të parë përgatitjen e materialeve të komunikimit dhe të dukshmërisë dhe në përputhje me rrethanat zbatimin e aktiviteteve të planifikuara me fokus në dy fushata vjetore të ndërgjegjësimit në bashkëpunim me KKAT / ZKKAT
Për më shumë informata mbi aktivitetet e planifikuara të pesë kapitujve klikoni këtu