Në Shkollën e Mesme “Ulpiana” në Lipjan, Qendra MVPT realizoi Sesionin e tretë Vetëdijësues mbi Trafikimin me qenie njerëzore si aktivitet për shënimin e Fushatës Nacionale Kundër Trafikimit 2019 me njerëz në Kosovë. Gjatë këtij sesioni vetëdijësues, nxënësit patën mundësinë të informohen rreth trendeve, risqeve, mekanizmave mbrojtës, institucionet të cilat e luftojnë trafikimin me njerëz dhe të kuptojnë më shumë rreth migrimit dhe rreziqeve nga trafikimi gjatë migrimit ilegal.