Partner lokal: PVPT

Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore (PVPT)

Deklarata e Misionit

Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore (PVPT) është një organizatë joqeveritare e pavarur jofitimprurëse lokale që trajton shkaqet dhe pasojat e dhunës përmes një qasjeje shumë-disiplinore, përfshirë shërbimet socio-ekonomike, parandalimin, edukimin, advokimin dhe informimin, hulumtimin, ndërgjegjësimin dhe fuqizimin, trajnimet profesionale, rehabilitimin afatgjatë dhe ri-integrimin në popullatën e synuar.

 

Informata/Historia

Stafi PVPT ka punuar në fushën e anti-trafikimit, që nga Janari i vitit 2000 në lidhje me Komitetin Metodist të Bashkuar për Ndihmë (UMCOR). Përveç kësaj, në Nëntor 2003 PVPT është regjistruar si një organizatë lokale e pavarur dhe në vitin 2008, ajo hapi të vetmen qendër rehabilitimi për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore në Kosovë.

Fushat e veprimit:

  • Asistencë Direkte (Rehabilitim dhe Reintegrim Afat-gjatë),

 

Asistenca Direkte

 

Në fushën e asistencës direkte, PVPT ka përkrahur një total prej 837 përfituesish sikur që është paraqitur në vijim:

  1. Strehimorja e Krizave (2000-2007), e cila siguroi një shtëpi të sigurt, të ngrohtë dhe të rehatshme, si dhe një mjedis të shëndetshëm dhe produktiv të jetesës, kryesisht për 552 viktima ndërkombëtare të trafikimit të cilët u referuan dhe strehuan në strehimore para riatdhesimit të tyre.
  2. Qendra për Rehabilitim dhe Riintegrim (2008- vazhdimësi) – e cila vazhdimisht siguron strehim të sigurt, rehabilitim afatgjatë, përfshirje sociale dhe riintegrim ekonomik për 285 viktima të trafikimit të nivelit të ulët dhe të mesëm të rrezikut (vendas, të huaj, të mitur, ), Viktimat e supozuara të trafikimit dhe fëmijët në rrezik trafikimi

 

Qendra e Rehabilitimit të PVPT / Strehimorja është e vetmja qendër gjysmë e hapur në Kosovë, e licencuar në nivel kombëtar për të siguruar programin rezidencial dhe ditor për viktimat e trafikimit.

 

Parandalimi

Në fushën e parandalimit, PVPT ka aktivitete të larmishme dhe ka zgjeruar aktivitetet e saj që nga viti 2002 për të rritur ndërgjegjësimin për të rinjtë, mësuesit, prindërit, gazetarët, zyrtarët qeveritarë dhe përfaqësuesit e OJQ-ve, përmes formave të ndryshme të aktiviteteve ndërgjegjësuese. Deri më sot, Qendra e PVPT ka arritur të organizojë një numër të caktuar trajnimesh me mbi 15000 pjesëmarrës nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Programi i PVPT për parandalim është akredituar nga MASHT për ndërtimin e kapaciteteve të mësimdhënësve lidhur me identifikimin e hershëm të viktimave potenciale të trafikimit.

 

Kontributi dhe Kooperimi i Qendrës së PVPT me akterët ANTI-Trafikim

PVPT është anëtare e koalicioneve/grupeve në vijim:


     Niveli Qendrorë                                       Niveli Nacional                                                                Niveli Lokal

  • -Grupi Ndër-Ministror,                          – Koalicioni për mbrojtjen e fëmijëve,             – Task Forca për fëmijët,
  • -Partnerët për Asistencë Direkte.            – Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK).                   viktima të abuzimit.

PVPT ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë, në nivelin qendror, në zhvillimin e shumë politikave / rregulloreve / dokumenteve zyrtare të rëndësishme në Kosovë, siç janë Strategjitë Kombëtare Anti-Trafikim, Procedurat Standarde të Veprimit, Mekanizmi Transnacional i Referimit dhe Standardet Minimale të Kujdesit për viktimat e trafikimit në Kosovë.

Për më tepër, PVPT operon në bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë me institucionet e mëposhtme: Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Drejtësisë dhe organizata të tjera vendore dhe ndërkombëtare që ofrojnë asistencë të drejtpërdrejtë për VTs dhe luftojnë Trafikimin e qenieve njerëzore në Kosovë.