Më 28 dhe 29 Tetor në Prizren u mbajt punëtoria për rishikimin dhe korigjimin e PSV-ve, me pjesëmarrjen e 15 zyrtarëve që përfaqësojnë: Policinë e Kosovës, Prokurorinë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Strehimoret Shtetërore për Viktimat e Trafikimit, PVPT, Strehimoren për fëmijë Shpresa dhe Shtëpi, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Administratës Publike, Zyrën e Avokatisë së Viktimave dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Të dy ditët e punëtorisë ishin shumë ndërvepruese dhe produktive, duke marrë parasysh që i gjithë grupi i pjesëmarrësve kontribuoi në rishikimin e PSV-ve, dhe ndryshimet u bënë drejtpërdrejt në dokumentin aktual, bazuar në zhvillimet e fundit dhe rrethanat aktuale.