Sesion vetëdijësues në shkollën e mesme të Mitrovicës “Frang Bardhi”
Në Shkollën e Mesme “Frang Bardhi” në Mitrovice, Qendra MVPT realizoi Sesionin e pestë Vetëdijësues mbi Trafikimin me qenie njrëzore si aktivitet për shënimin e Fushatës Nacionale Kundër Trafikim 2019 me njerëz në Kosovë. Gjatë këtij sesioni vetëdijësues, nxënësit patën mundësinë të informohen rreth trendeve, risqeve, mekanizmave mbrojtës, institucionet të cilat e luftojnë trafikimin me njerëz dhe të kuptojnë më shumë rreth migrimit dhe rreziqeve nga trafikimini gjatë migrimit ilegal.