Ne, shpallim thirrjen e parashikuar për propozime “Përfshirja sociale dhe riintegrimi ekonomik i Viktimave të Trafikimit (VT)/Viktimat Potenciale të Trafikimit (VPT)” për nën-dhënien e granteve në kuadër të projektit: “Lëvizja përpara: Promovimi i Efikasitetit dhe Efektiviteti më të madh në Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (TQNj) në Kosovë “, financuar nga Bashkimi Evropian i menaxhuar nga Zyra e BE në Kosovë dhe i implementuar nga një konsorcium i udhëhequr nga KMOP Greqi.
Qëllimi i përgjithshëm i Thirrjes për Propozime është të rrisë gamën dhe cilësinë e kujdesit social dhe shërbimeve të mbrojtjes për VT/VPT në një mënyrë të qëndrueshme, me theks në përfshirjen sociale dhe riintegrimin e VT.
Thirrja për Propozime është ndarë në dy LOT’e (grupe):
LOT 1: Grantet për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të riintegrimit/përfshirjes së VT/VPT në jetën e përditshme sociale për OSHC/OJQ të licencuara dhe jo të licencuara si ofruese të shërbimeve sociale – 100,000 euro, shuma minimale: 5,000 euro – shuma maksimale: 30,000 euro për grant.
LOT 2: Grantet për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të pavarësimit (vetë-qëndrueshmërisë) së VT/VPT për OSHC/OJQ të licencuara dhe jo të licencuara si ofruese të shërbimeve sociale – EUR 50,000, shuma minimale EUR 5,000-shuma maksimale: EUR 10,000 për grant.
Skema e nën-granteve do të ndajë 100% të shpenzimeve të pranueshme në një maksimum prej 150,000 euro brenda kufijve të kërkuar dhe derisa fondet të jenë në dispozicion.
Për t’u kualifikuar për një grant (dy LOT’et), aplikantët duhet:
- të jenë person juridik të regjistruar dhe që veprojnë në territorin e Kosovës;
- të jenë jo-fitimprurës;
- të kenë së paku 3 vjet përvojë në ofrimin e shërbimeve për viktimat e trafikimit, duke përfshirë rehabilitimin dhe riintegrimin;
- të jenë ofrues të licencuar të shërbimeve sociale sipas legjislacionit nacional të Kosovës OSE të jenë ofrues të jo- licencuar të shërbimeve sociale;
- të jenë drejtpërdrejt përgjegjës për përgatitjen dhe menaxhimin e veprimit me bashkë-aplikantët, duke mos vepruar si ndërmjetësues;
Entitetet e interesuara për të aplikuar (në të dy LOT’et) inkurajohen fuqishëm që të krijojnë aleanca në mënyrë që të rrisin efektin e pritshëm dhe efikasitetin e veprimit të propozuar.
Orari tregues është:
Lansimi i Thirrjes për Propozime | 22 Janar 2018 |
Takimet Informuese | 23 Shkurtit 2018 |
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit | 9 Mars 2018 |
Takimet informuese do të mbahen në Prishtinë, si dhe në regjione tjera të Kosovës. Aplikantët e interesuar mund të para-regjistrohen për info- takime duke dërguar e-mail në infosgs@kmop.eu
Detalet e Thirrjes dhe Udhëzuesi për Aplikantët do të publikohet në uebfaqen http://www.xk-movingforward.eu.