Ambasadorja Apostolova pati një takim sot më Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Ata diskutuan mbështetjen e BE-së për këtë komunë dhe më specifikisht për ngrohëtoren e re të financuar nga BE, e cila do të sigurojë ngrohje me cilësi të lartë për 40 për qind të popullsisë që nga 2020-ta. Ata diskutuan gjithashtu për ndihmën ndaj të mbijetuarve të trafikimit, familjet e personave të humbur, dhe komunitetet.
Ambasadorja Apostolova gjithashtu u takua me disa nga të mbijetuarat e trafikimit. “Guximi juaj të çliroheni nga trafikimi, të punoni dhe të kontriboni për familjet tuaja është një inspirim për të gjithë ne. Unë ftoj shoqërinë dhe autoritetet të japin mbështetje më të madhe për ato”, tha Ambasadorja Apostolova duke falenderuar aktivistët e shoqërisë civile dhe mediat për mbështetjen e kësaj kategorie.